Sony Xperia XZ - Llogaritë e përdoruesve të shumëfishtë

background image

Llogaritë e përdoruesve të shumëfishtë

Pajisja juaj mbështet llogari të përdoruesve të shumëfishtë, në mënyrë që përdorues të

ndryshëm të mund të hyjnë veçmas në pajisje dhe ta përdorin atë. Llogaritë e

përdoruesve të shumëfishtë funksionojnë mirë në situatat kur bashkëndani të njëjtën

pajisje me persona të tjerë ose ia jepni hua dikujt pajisjen tuaj për pak kohë. Përdoruesi

që konfiguron pajisjen për herë të parë bëhet pronari i pajisjes. Vetëm pronari mund t'i

menaxhojë llogaritë e përdoruesve të tjerë. Përveç llogarisë së pronarit, ka dy tipa të

ndryshëm të llogarive:

Përdoruesi i rregullt: Ky tip llogarie është i përshtatshëm për dikë që e përdor rregullisht

pajisjen tuaj.

Përdoruesi vizitor: Aktivizoni opsionin e llogarisë së vizitorit për dikë që dëshiron të

përdorë pajisjen tuaj vetëm përkohësisht.

Disa tipare janë të disponueshme vetëm për pronarin. Për shembull, vetëm pronari mund t'i

lejojë shkarkimet nga burime të ndryshme nga Google Play™.

Rreth llogarisë së Përdoruesit të rregullt

Duke shtuar llogaritë e Përdoruesit të rregullt, mund të lejoni që përdorues të ndryshëm

të kenë ekranet bazë, sfondet dhe cilësimet e përgjithshme të ndryshme. Ata do të kenë

po ashtu qasje të veçantë tek aplikacionet dhe te hapësira ruajtëse e kujtesës për

67

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

skedarët si muzika dhe fotografitë. Mund të shtoni deri në shtatë llogari të përdoruesve të

rregullt në pajisjen tuaj.

Për të shtuar një llogari të përdoruesit të rregullt

1

Sigurohuni që të keni hyrë si pronari, d.m.th. përdoruesi që e konfiguroi pajisjen

për herë të parë.

2

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Përdoruesit > Shto një përdorues.

4

Trokitni lehtë

OK. Llogaria e re është krijuar.

5

Trokitni lehtë

KONFIGURO TANI. Ekrani do të kyçet dhe në këndin lart djathtas

do të shfaqet një ikonë që përfaqëson përdoruesin e saposhtuar.

6

Shkyçeni ekranin duke rrëshqitur shpejt lart.

7

Ndiqni udhëzimet në ekran për të konfiguruar llogarinë për përdoruesin.

Mund të shtoni po ashtu një llogari të përdoruesit të rregullt nga shiriti i statusit në çdo ekran.

Thjesht zvarriteni shiritin e statusit plotësisht poshtë dhe trokitni lehtë ikonën e përdoruesit,

më pas trokitni lehtë

Shto një përdorues.

Për të fshirë një llogari të një përdoruesi të rregullt nga pajisja juaj

1

Sigurohuni se jeni futur si pronari.

2

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Përdoruesit.

4

Trokitni lehtë pranë emrit të përdoruesit që dëshironi të fshini dhe më pas

trokitni lehtë

Hiq përdoruesin > Fshi.

Rreth llogarisë së Përdoruesit vizitor

Nëse dikush dëshiron që ta përdorë pajisjen tuaj vetëm përkohësisht, mund të aktivizoni

një llogari vizitori për këtë përdorues. Në regjimin e vizitorit, pajisja juaj do të hapet si një

sistem i sapoinstaluar vetëm me aplikacionet e instaluara paraprakisht. Pasi vizitori të

përfundojë me përdorimin e pajisjes tuaj, mund të fshini seancën që vizitori tjetër të fillojë

nga e para. Llogaria e përdoruesit vizitor është e instaluar paraprakisht dhe nuk mund të

fshihet.

Për të aktivizuar llogarinë e përdoruesit vizitor

1

Sigurohuni që të keni hyrë si pronari, d.m.th. përdoruesi që e konfiguroi pajisjen

për herë të parë.

2

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Përdoruesit > I ftuar.

Mund ta aktivizoni po ashtu llogarinë e përdoruesit vizitor nga shiriti i statusit në çdo ekran.

Thjesht zvarriteni shiritin e statusit plotësisht poshtë dhe trokitni lehtë ikonën e përdoruesit,

më pas trokitni lehtë

Shto të ftuarin.

Për të pastruar të dhënat e sesionit të vizitorit

1

Sigurohuni që të keni hyrë në llogarinë e vizitorit.

2

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Përdoruesit.

4

Gjeni dhe trokitni lehtë

Hiq të ftuarin.

5

Trokitni lehtë

Hiq.

Mund ta pastroni po ashtu sesionin e vizitorit nga shiriti i gjendjes në çdo ekran, për sa kohë

që keni hyrë në llogarinë e vizitorit. Thjesht zvarriteni shiritin e statusit poshtë dhe trokitni lehtë

ikonën e përdoruesit, më pas trokitni lehtë

Hiq të ftuarin.

68

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Ndërrimi mes llogarive të përdoruesve të shumëfishtë

Për të ndërruar mes llogarive të përdoruesve të shumëfishtë

1

Për të parë listën e përdoruesve, zvarriteni poshtë shiritin e statusit me dy gishta

dhe më pas trokitni lehtë ikonën e përdoruesit lart djathtas në ekran.

2

Trokitni lehtë tek ikona që përfaqëson llogarinë e përdoruesit tek e cila dëshironi të

kaloni. Shfaqet ekrani i kyçjes për atë llogari të përdoruesit.

Kur kaloni te llogaria e vizitorit, trokitni lehtë

Nis nga fillimi nëse dëshironi ta fshini sesionin e

mëparshëm ose trokitni lehtë

Po, vazhdo për të vazhduar me sesionin e mëparshëm.

Cilësimet për llogaritë e përdoruesve të shumëfishtë

Ka tre lloje të ndryshme të cilësimeve në pajisjet e përdoruesve të shumëfishtë:

Cilësimet që mund të ndryshohen nga çdo përdorues dhe që ndikojnë te të gjithë

përdoruesit. Shembujt përfshijnë gjuhën, Wi-Fi, regjimin në aeroplan, NFC-në dhe

Bluetooth®.

Cilësimet që ndikojnë vetëm te një llogari individuale e përdoruesit. Shembujt përfshijnë

sinkronizimin automatik të të dhënave, kyçjen e ekranit, llogaritë e ndryshme të shtuara

dhe sfondin.

Cilësimet që janë të dukshme vetëm për pronarin dhe ndikojnë te të gjithë përdoruesit,

për shembull, cilësimet e VPN-së.

69

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.