Rreth këtij Udhëzuesi përdorimi
Ky është Udhëzuesi i përdorimit i
Xperia™ XZ për versionin e softuerit Android™ 7.0.
Nëse nuk jeni të sigurt se cilin version softueri po ekzekuton pajisja juaj, mund ta
kontrolloni atë te menyja Cilësimet.
Përditësimet e sistemit dhe të aplikacioneve mund t'i paraqesin tiparet në pajisjen tuaj në një
mënyrë të ndryshme nga sa përshkruhet në këtë Udhëzues përdorimi. Versioni i Android™
mund të mos preket nga një përditësim. Për më shumë informacione rreth përditësimeve të
softuerit, shikoni
Përditësimi i pajisjes tuaj
në faqen 39.
Për të kontrolluar versionin aktual të softuerit në pajisjen tuaj
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Versioni i Android™-it.
Për të gjetur numrin e modelit dhe emrin e pajisjes tuaj
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë .
Emri dhe numri i modelit të pajisjes tuaj do të shfaqen.
Kufizimet e shërbimeve dhe tipareve
Disa nga shërbimet dhe tiparet e përshkruara në këtë Udhëzues përdorimi mund të mos
mbështeten në të gjitha shtetet ose rajonet, ose nga të gjitha rrjetet ose ofruesit e
shërbimeve. Numri ndërkombëtar i urgjencës i GSM-së mund të përdoret gjithmonë në
të gjitha shtetet, rajonet, rrjetet dhe nga të gjithë ofruesit e shërbimit, në rast se pajisja
është e lidhur me rrjetin celular. Kontaktoni me operatorin e rrjetit ose ofruesin e shërbimit
për të përcaktuar disponueshmërinë e çdo shërbimi ose tipari të caktuar dhe nëse
zbatohen tarifa shtesë të qasjes ose përdorimit.
Përdorimi i disa tipareve dhe aplikacioneve të përshkruara në këtë udhëzues mund të
kërkojë qasjen në internet. Mund të shkaktoni faturime për lidhjen e të dhënave kur
lidheni në internet me pajisjen tuaj. Për më shumë informacione, kontaktoni me
operatorin e rrjetit tuaj pa tela.