Sony Xperia XZ - Lidhja e pajisjes tuaj me pajisjet shtesë me USB

background image

Lidhja e pajisjes tuaj me pajisjet shtesë me USB

Mund të përdorni një përshtatës të pritësit USB Type-C™ për ta lidhur pajisjen tuaj me

pajisjet shtesë me USB, si p.sh. pajisjet e hapësirës ruajtëse masive USB, kontrolluesit e

lojërave, tastierat dhe minjtë me USB. Nëse pajisja me ka një lidhës USB Type-C, nuk

është i nevojshëm një përshtatës pritësi USB Type-C.
Përshtatësit e pritësit USB Type-C shiten më vete. Sony nuk garanton se të gjitha pajisjet

shtesë me USB mbështeten nga pajisja juaj.

Kjo pajisje ka një portë USB Type-C pa kapak. Nëse pajisja juaj ekspozohet ndaj ujit,

sigurohuni që porta të jetë plotësisht e thatë përpara se të lidhni një kabllo USB Type-C.

Për qasjen në përmbajtje në një pajisje të hapësirës ruajtëse masive USB duke

përdorur një përshtatës të pritësit USB Type-C™

1

Lidhni përshtatësin e pritësit USB Type-C me pajisjen dhe më pas lidheni

përshtatësin me pajisjen e hapësirës ruajtëse masive USB.

2

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Lidhshmëria e USB >

Zbulo pajisjen USB.

4

Për t'u qasur te skedarët dhe dosjet në pajisjen e hapësirës ruajtëse USB,

përdorni një aplikacion të menaxherit të skedarëve si File Commander.

Mund të hapni po ashtu aplikacionin përkatës të medias në pajisjen tuaj për të parë

drejtpërdrejt përmbajtjen. Për shembull, mund të hapni aplikacionin e Albumit për të parë

fotografitë e ruajtura në pajisjen e hapësirës ruajtëse masive USB.

Për të shkëputur një pajisje të hapësirës ruajtëse masive USB

1

Për të hapur Panelin e njoftimeve, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas te

njësia USB.

2

Trokitni lehtë

NXIRRNI.

3

Shkëputeni përshtatësin e pritësit USB Type-C™ nga pajisja juaj.

Për të lidhur një pajisje shtesë me USB duke përdorur lidhësin e pritësit USB Type-

C™

1

Lidhni përshtatësin e pritësit USB Type-C me pajisjen dhe më pas lidheni

përshtatësin me pajisjen shtesë USB.

2

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Lidhshmëria e USB >

Zbulo pajisjen USB.

Mund të kërkohen hapa ose softuerë shtesë për konfigurimin e kontrolluesve të lojërave,

pajisjet shtesë audio dhe pajisjet shtesë eternet me USB. Sony nuk garanton se të gjitha

pajisjet shtesë me USB mbështeten nga pajisja juaj.

124

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të lidhur një pajisje shtesë USB Type-C™ duke përdorur lidhësin USB Type-C

1

Lidhni lidhësin USB Type-C të pajisjes shtesë USB Type-C te pajisja juaj.

2

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

3

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Lidhja e pajisjes > Lidhshmëria e USB >

Zbulo pajisjen USB.

Sony nuk garanton se të gjitha pajisjet shtesë USB Type-C me një lidhës USB Type-C

mbështeten nga pajisja juaj.