Sony Xperia XZ - Kyçja dhe shkyçja e ekranit

background image

Kyçja dhe shkyçja e ekranit

Kur pajisja juaj është e ndezur dhe nuk është përdorur për një periudhë të caktuar kohe,

ekrani errësohet për të ruajtur energjinë e baterisë dhe kyçet automatikisht. Kjo kyçje

parandalon veprimet e padëshiruara në ekranin me prekje kur nuk jeni duke e përdorur.

Kur e blini pajisjen, është vendosur tashmë një kyçje e thjeshtë e ekranit me anën e

rrëshqitjes së shpejtë. Kjo do të thotë se duhet të rrëshqisni shpejt majtas ose lart në

ekran për ta shkyçur. Mund t'i ndryshoni më vonë cilësimet e sigurisë dhe të shtoni lloje

të tjera kyçjesh. Shikoni

Kyçja e ekranit

në faqen 10.

22

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të aktivizuar ekranin

Shtypni për pak tastin e energjisë .

Për të kyçur ekranin

1

Kur ekrani është aktiv, shtypni për pak kohë tastin e energjisë .

2

Si alternativë, trokitni lehtë dy herë në një zonë boshe në Ekranin bazë. Për të

aktivizuar këtë funksion, prekni dhe mbani një zonë në Ekranin bazë deri sa pajisja

të dridhet, më pas trokitni lehtë dhe trokitni lehtë te rrëshqitësi pranë Trokitni

lehtë dy herë për fjetjen.