Widget-et
Widget-et janë aplikacione të vogla që mund t'i përdorni drejt e nga ekrani bazë. Ato
funksionojnë edhe si shkurtore. Për shembull, widget-i Moti ju lejon të shikoni
informacionet bazë për motin drejt e nga ekrani bazë. Kur trokitni lehtë widget-in, hapet
versioni i plotë i aplikacionit Moti. Mund të shkarkoni widget-e të tjera nga Google Play™.
Për të shtuar një widget në ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh tek
Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja dhe më
pas trokitni lehtë
Widget-et.
2
Gjeni dhe trokitni lehtë widget-in që dëshironi të shtoni.
Për t'i ndryshuar madhësinë një widget-i
1
Prekni dhe mbani një widget deri sa pajisja të dridhet dhe më pas lëshojeni atë.
Nëse madhësia e widget-it mund të ndryshohet, për shembull, për widget-in e
Kalendarit, më pas shfaqet një kornizë e theksuar dhe pikat e ndryshimit të
madhësisë.
2
Zvarritini pikat brenda ose jashtë për të tkurrur ose zgjeruar widget-in.
3
Për të konfirmuar madhësinë e re të widget-it, trokitni lehtë kudo në
Ekrani bazë.
27
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të zhvendosur një widget
•
Prekeni dhe mbajeni widget-in deri sa pajisja të dridhet dhe më pas zvarriteni në
vendndodhjen e re.
Për të hequr një widget
•
Prekeni dhe mbajeni widget-in deri sa pajisja të dridhet dhe më pas zvarriteni te
Hiqeni nga ekrani bazë.