Bërja e telefonatave
Pamja e përgjithshme e bërjes së telefonatave
Mund të bëni një telefonatë duke formuar manualisht një numër telefoni, duke trokitur
lehtë mbi një numër të ruajtur në listën e kontakteve ose duke trokitur lehtë mbi numrin e
telefonit në regjistrin e telefonatave. Mund të përdorni funksionin e telefonimit inteligjent
për të gjetur me shpejtësi numrat nga lista e kontakteve dhe regjistri i telefonatave duke
futur një pjesë të numrit të kontaktit ose të emrit dhe duke zgjedhur nga sugjerimet që
shfaqen. Për të bërë një videotelefonatë, mund të përdorni aplikacionin Hangouts™ të
bisedës me video dhe mesazhimit të çastit në pajisjen tuaj.
1
Shikoni më shumë opsione
2
Fshini numrin
3
Tastiera e telefonimit
4
Butoni i telefonatës
Për të hapur tastierën e telefonimit
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë .
3
Nëse tastiera e telefonimit nuk shfaqet, trokitni lehtë .
Për të telefonuar një numër telefoni
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë .
3
Nëse shfaqet regjistri i telefonatave, trokitni lehtë për të shfaqur tastierën e
telefonimit.
4
Futni numrin e telefonit dhe trokitni lehtë .
Për të fshirë një numër të futur gabimisht, trokitni lehtë
.
Për të bërë një telefonatë duke përdorur telefonimin e zgjuar
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë .
3
Nëse shfaqet regjistri i telefonatave, trokitni lehtë për të shfaqur tastierën e
telefonimit.
4
Përdorni tastierën e telefonimit për të futur shkronjat ose numrat që i
korrespondojnë kontaktit që dëshironi të telefononi. Ndërsa futni secilën shkronjë
ose numër, shfaqet një listë e përkimeve të mundshme.
5
Trokitni lehtë te kontakti që dëshironi të telefononi.
73
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të bërë një telefonatë ndërkombëtare
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë . Do të afishohet regjistri i telefonatave.
3
Trokitni lehtë për të afishuar tastierën e telefonimit.
4
Prekni dhe mbani 0 derisa të shfaqet shenja “+”.
5
Futni prefiksin e shtetit, prefiksin e zonës pa zerot e para, të ndjekura nga numri i
telefonit. Më pas trokitni lehtë .
Për të shtuar një numër të telefonimit të drejtpërdrejtë në ekranin bazë
1
Prekni dhe mbani një zonë bosh te
Ekrani bazë derisa të dridhet pajisja dhe të
shfaqet menyja e përshtatjes.
2
Në menynë e përshtatjes, trokitni lehtë
Widget-et > Shkurtoret.
3
Lëvizni nëpër listën e aplikacioneve dhe përzgjidhni
Telefonimi i drejtpërdrejtë.
4
Zgjidhni kontaktin dhe numrin që dëshironi të përdorni si numrin për telefonim të
drejtpërdrejtë.
Afishimi ose fshehja e numrit tuaj të telefonit
Ju mund të përzgjidhni që të afishoni ose të fshihni numrin tuaj të telefonit në pajisjet e
marrësve të telefonatave kur i telefononi atyre.
Për të afishuar ose fshehur numrin tuaj të telefonit gjatë telefonatave dalëse
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Cilësimet > Telefonata > Cilësimet shtesë > Identifikimi i
telefonatës dhe shtoni një opsion.
Ky opsion mund të mos ofrohet nga të gjithë operatorët.